Zyrtare: Super-sfida e kampionatin shqiptar luhet në ‘Air Albania’
Tirana njeh vetëm fitore nën drejtimin e trajnerit Emanuel Egbo, si në kampionat ashtu edhe në Kupë, ndërsa të shtunën do të presë Skënderbeun, në takimin e vlefshëm për javën e 23-të të kampionatit.
Klubi tiranas ka konfirmuar gjatë ditës së sotme, se ndeshja me Skënderbeun, ashtu si derbi i kryeqytetit dhe përballja me Teutën, është vendosur të luhet në “Air Albania Stadium” në Tiranë, aty ku skuadra ka marrë dy fitore në po kaq ndeshje.
Tirana – Skënderbeu luhet të shtunën duke filluar nga ora 17:00.
Ende nuk janë publikuar çmimet e biletave, por ajo që ka më shumë rëndësi, është stadiumi ku do të zhvillohet supersfida e javës.
Tirana në këtë edicion po lufton për titullin kampion së bashku me Kukësin dhe Partizanin.