Rihanna në veshje të brendshme seksi, jua uron Ditën e të Dashuruarve – (FOTO)

Këngëtarja dhe dizajneria e famshme Rihanna, edhe njëherë ka dëshmuar se është reklama më e mirë e vetvetes, transmeton Zeri.info.

Në profilin e saj në Instagram ka publikuar foto ku shihet duke pozuar në të brendshme seksi, që janë pjesë e koleksionit të brendit të saj ‘Savage x Fenty’ dhe me format e jashtëzakonshme të trupit, ka ngritur temperaturat në këtë rrjet social.

“Be mine” (Bëhu i imi), ka shkruar ajo në përshkrimin e urimit më të nxehtë për Ditën e të Dashuruarve. Në këtë foto Rihanna ka veshur të brendshme të bardha, derisa ambientin përreth e ka zbukuruar me ngjyrë rozë. Kjo foto brenda 10 eurove ka marrë mbi 3 milionë pëlqime, prandaj lirisht mund të themi se ajo nuk ka mundur të bëjë reklamë më të mirë për veshjet e saj./ZERI