‘Arusha’ e ndez derbin Drita – Gjilani, ky është postimi i fundit

Derbi i madh i futbollit kosovar, Drita – Gjilani i cili luhet të dielën në stadiumin e qytetit në Gjilan duke filluar nga ora 13:00, ka nisur që të “nxehet”, shkuan Zëri.info.

Për takimin në fjalë ka reaguar edhe ish-futbollisti i Gjilanit dhe disa skuadrave të tjera në Kosovë e Shqipëri, Premton Muja.

Ish-futbollisti i njohur si “Arusha” ka reaguar me një fotografi në rrjetin social “Facebook”.

“Derbi nganjëherë nuk të pyet a mundesh, por me rëndësi është me dal me fitu ndeshjen. Foto me trajnerit S. Sherifi, rezultati 1:3 për ngjyrat e kuqe”, ka shkruar Premton Muja.

Derbi i Anamoravës kësaj radhe është shumë i veçantë pasi që të dyja ekipet po luftojnë për titullin kampion.

Gjilani ndodhet e dyta me 32 pikë kurse Drita zë vendin e tretë me 31 sosh. /Zëri.info