Pamje të rënda nga vjedhja në Istog: Hajnat e torturojnë pronarin e dyqanit
Ngjarja ka ndodhur në Vrellë të Komunës së Istogut, ndërsa grabitësit morën mbi 1500 euro nga dyqani i Arben Dreshajt .
Është ora 20 e mbrëmjes, ndërsa qetësia ka kapluar fshatin Vrellë të Istogut.
E brenda këtij dyqani, si zakonisht po punonte pronari i tij.
Por, papritmas Arben Dreshajn diçka jo e zakonshme e shqetësoi.
Një veturë me goxha shpejtësi u ndal para dyqanit të tij.
Nga këtu dolën dy persona të maskuar e të armatosur të cilët u futën në dyqan.
Ata ia drejtuan armën Arben Dreshajt e shtunë në një qosh, e më pas filluan të ushtrojnë dhunë ndaj tij.
Pos që e maltretuan në këtë vend, këta grabitës nuk e lan me kaq.
Ata e tërhoqën zvarrë Arben Dreshajn deri tek arka.
Këtu, siç shihet edhe në kamerat e sigurisë të siguruara nga T7, këta dy keqbërës morën edhe paratë që ishin aty.
Më pas nga këtu, me veturën që erdhën edhe u larguan nga vendi ku kryen këtë vepër.
Ndërkohë, Arben Dreshaj ka rrëfyer tmerrin që përjetoi një natë më parë.
Dreshaj thotë se u mundua të rezistoj porse një gjë të tillë e kishte të pamundur.
Ai tutje ka treguar edhe shumën që grabitësit ia morën në dyqanin e tij.
Ndërkohë, në vend të ngjarjes kanë dalur edhe policia.
Ata Arben Dreshajn e dërguan në spital, ku mori trajtim mjekësor.
Televizioni T7, ka kontaktuar me Policinë në qytetin e Istogut.
Të njëjtin kanë konfirmuar rastin, porse kanë bërë me dije se deri me ani nuk ka të arrestuar për këtë vepër.