Aston Martin Vantage Roadster – (Foto-Video)

Aston Martin modelin e ri Vantage Coupe e ka prezantuar qysh në nëntor të vitit 2017, derisa versioni i tij Roadster, do të jetë në dispozicion të blerësve nga vera e këtij viti, transmeton Zeri.info.

Si konfirmim për këtë, Aston Martin sot ka publikuar edhe një set të fotove zyrtare dhe një video të këtij modeli serik. Duhet përmendur se ulja dhe ngritja e kulmit kryhet për më pak se 7 sekonda dhe kjo është e mundur gjatë shpejtësisë deri në 50 km/h.

Sikurse edhe V8 Vantage Coupe, edhe Roadster do të lëvizë me motorin 4.0 litërsh twin-turbo V8 nga Mercedes-AMG, i cili disponon 510 kuaj fuqi dhe moment rrotullimi prej 685 Nm, në kombinim me marsh automatik me 8 shpejtësi.

Pasi është për 60 kilogramë më i rëndë, ky model me kulm që paloset, ka performanca më të dobëta se versioni Coupe, çka do të thotë se përshpejtimin nga 0 në 100 km/h, e arrin për më pak se 4 sekonda, derisa shpejtësia maksimale është 306 km/h.

Sa i përket çmimin, Aston Martin Vantage Roadster kushton pak më shumë se 150.000 euro./ZERI