Dikur një futbollist i njohur, sot punon si shofer për ta siguruar kafshatën e gojës

Ish-futbollisti i njohur rumun, Dumitru Mitu feston sot 45-vjetorin e tij, transmeton zeri.info

Mitu u lind në Bukuresht, por u rrit në fshatin Bobroesti, ku babai i tij punonte në një lokal, derisa nëna e tij ishte shitëse.

Ai filloi të luante futboll në moshën 6-vjeçare për të rinjtë e Faur Bukureshtit. Ndërsa, më vonë ai luajti edhe për juniroët dhe ekipin e parë të këtij klubi.

Si futbollist senior ai luajti një edicion për Faurin, që atëkohë ishte në kategorinë e dytë, ndërsa në vitin 1992 nënshkroi me Steauan. Për shkak të konkurrencës së madhe në ekip, i riu Mitu nuk mundi të luante në formacionin e parë dhe u huazua te Farul Constant.

Më pas ai nënshkroi me UTA Aradin, klub me të cilin në vitin 1995 nënshkroi kontratë një-vjeçare me vlerë 10,000 dollarë.

Pas një edicioni karriera e tij mori një kthesë bafasuese.

Më pas ai luajti për Osijekun, klub me të cilin fitoi Kupën e Kroacisë në edicionin 1998/1999.

Pas kësaj, ai u transferua në Dinamo Zagreb në vitin 2002 dhe fitoi dy kampionate, një kupë dhe një Superkupë brenda dy edicioneve.

Mitu më pas nënshkruan me Panathinaikosin, ku luajti pak.

Për shkak të kësaj, në 2005-n ai u huazua te Rijeka, ku e fitoi Kupën e Kroacisë.

Mitu u rikthye sërish në Dinamo Zagreb në edicionin 2005/2006 dhe fitoi titullin e ligës.

Më pas ai u largua nga Kroacia dhe u kthye në vendlindje, ku nënshkroi me Clujin.

Ai luajtu vetëm 12 ndeshje dhe shënoi vetëm një gol dhe për këtë arsye Cluji e huazoi te Unire dhe ia shkëputi kontratën.

Si lojtar i lirë, Mitu trajnoi Aradin dhe në fund të karrierës së tij luajti shkurtimisht në Kinë për Jingdao Zhongneng dhe Changchun Jatai.

Dumitru Mitu kërkoi edhe shtetësi kroate, të cilën e kërkoi pas 7 viteve jetësë në këtë vend.

Arsyeja e pajisjes me shtetësinë kroate u bë për shkak se në atëkohë trajneri i Kroacisë, Otto Baric e kishte përmendur si një lojtar që mund të ftohet.

Por, në fund ai nuk luajti as për Rumaninë e as për Kroacinë.

Ndërkohë, sot ai punon si shofer, derisa askush nuk e mban në mend që dikur ai ishte futbollist./Zëri