Haxhiu merr mbështetje nga ambasadorja e Finlandës për përmirësimin e drejtësisë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall, e cila fillimisht e ka uruar atë për detyrën e re.
Gjatë këtij takimi Haxhiu e ka njoftuar Stjernvall me prioritetet dhe objektivat të cilat synon t’i realizojë gjatë mandatit të saj në krye të Drejtësisë.
Në këtë takim u diskutua rreth projekteve konkrete, ku ndër të tjera Haxhiu theksoi edhe njëherë rëndësinë e madhe që ka mbështetja që mund ta merr nga shteti finlandez me qëllim për të përmirësuar sistemin e sundimit të ligjit në vend.
Gjithashtu, Haxhiu ka përshëndetur gatishmërinë që ka ambasadorja për të bashkëpunuar me Ministrinë e Drejtësisë duke e parë si një partner shumë të rëndësishëm në bashkëveprim dhe koordinim të aktiviteteve në të ardhmen.