E bëri këtë ushtrim çdo ditë dhe pas një muaji kishte trupin si të një top-modeli – (VIDEO)

Një vajzë ka vendosur të bëj një eksperiment dhe të zbulojë nëse është e mundur që me vetëm një ushtrim të arrihen rezultate të dukshme, transmeton Zeri.info. Çdo ditë gjatë një periudhe prej një muaji, ajo ka bërë ushtrimin ‘ura’ dhe rezultatet janë më se të kënaqshme.

Teknika e realizimit është shumë e thjeshtë dhe ajo që është me rëndësi, nuk ju nevojitet shumë kohë për bërjen e këtij ushtrimi. Ky ushtrim aktivizon në veçanti muskujt e vitheve, por edhe të këmbëve dhe të stomakut. Nëse dëshironi ta gdhendni trupin dhe korrigjoni figurën trupore, kjo është një zgjidhje ideale. Nuk keni nevojë për pajisje shtesë, vetëm vullnet i mirë dhe pak kohë.

Rezultatet që i ka arritur janë: vithet janë formësuar më mirë, ndërsa muskujt e këmbëve janë më të fortë. Nëse jeni këmbëngulës dhe vazhdoni me këtë rutinë, brenda një periudhe të shkurtër trupi juaj do të duket shumë më bukur. Të jesh fit nuk është aspak e vështirë, vetëm duhet vullnet. Në video mund ta shikoni si realizohet ky ushtrim./ZERI