Adoleshentja gjen vdekjen prej celularit, çfarë ndodhi teksa lahej
Një zakon të cilin e kanë shumë njerëz por që shpesh mund të rezultojë i rrezikshëm.
Lënia e telefonit i cili nuk mban shumë bateri gjithmonë në karikim, edhe kur shkon për të larë, mund të marrë jetën.
Pikërisht ky veprim i kushtoi jetën një vajze 15-vjeçare, e cila gjeti vdekjen në vaskën e banjës, pasi celulari i rrëshqiti nga duart dhe përfundoi në ujë, duke e zënë korrenti.
Ngjarja e rëndë vjen nga Marseja në Francë dhe u shënua të dielën e lënë pas, më 9 shkurt.
Prej viktimës mësohet vetëm emri Tiffenn, ndërkohë që mediat raportojnë se e mitura gjeti vdekjen pikërisht nga korrenti, si pasojë e kontaktit të karikuesit me ujin.
Vajza u dërgua në spitalin e Timone, ku gjeti vdekjen pak orë më vonë.