Drita – Gjilani, këtij gjyqtari i besohet drejtësia
Të dielën futbolli i Kosovës do të përjetojë njërin nga derbit më të mëdhenj ku ballafaqohen dy skuadrat nga Gjilani, Drita dhe Gjilani.
Kjo sfidë që luhet një ditë para festës së madhe të Kosovës, Ditës së Pavarësisë ka zgjuar interesim të madh dhe duket sikur po e sfidën këtë festë të madhe të Kosovës, shkruan Zëri.info.
Pikët këtë herë janë mese domosdoshme për të dyja skuadrat, kjo për faktin se të dyja janë në luftë për titull të kampionit kështu që rivaliteti në fushë do të jetë i zjarrtë.
Drejtësia në këtë ndeshje i është besuar gjyqtarit më të mirë në Kosovë, Genc Nuzës të ndihmuar nga Fatlum Berisha e Bujar Selimaj. /Zëri.info
Ndeshjen Ballkani - Drenica e gjykon Visar Kastrati ndërsa ndeshja Prishtina – Vushtrria i është besuar Gramoz Shalës.