Pajtohen grupet parlamentare, seanca vazhdon në orën 15:00
Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës në të cilën kësaj radhe mori pjesë edhe Partia Demokratike e Kosovës, raporton Zëri.info.
Shefi i grupit parlamentar të LDK-së Arben Gashi, pas mbledhjes pohoi se ka dakordim të plotë për votimin Komisioneve Parlamentare në vazhdimin e seancës që do të bëhet sot në orën 15:00.
“Seanca vazhdon në orën 15:00 dhe ka konsensus të plotë me opozitën që te vazhdohet me 14 Komisione Parlamentare”, ka thënë Gashi.
Edhe deputeti i PDK-së Memli Krasniqi, theksoi se janë pajtuar për t’i votuar ndryshimet procedurale për numrin e Komisioneve Parlamentare dhe përbërjen e tyre.
“U dakorduam që të vazhdojë sot senaca për t’i votuar komisionet, sepse u dakorduam për një ndryshim procedural fillimisht për numrin e Komisioneve”, ka thënë Krasniqi.
Ai pati kritika edhe për qasjen që pati kryeparlamentarja Vjosa Osmani gjatë udhëheqjes së seancës, ku theksoi se në mbledhje të Kryesië u morën parasysh vërëjtjet e opozitës.
Krasniqi nuk tregoi nëse do ta vazhdojnë bojkotimin e mbledhjeve të Kryesisë por u shpreh i kënaqur që së paku në mbledhjen e stome të Kuvendit qëndronte fotografia e presidentit Thaçi./Zëri