Zyrtare: Ajaxi konfirmon largimin e Ziyech për t’ju bashkuar Chelseat

Skuadra holandez Ajax ka njoftuar se ka arritur marrëveshje për ta shitur anësorin Hakim Ziyech në Chelsea, në fund të këtij sezoni.

Skuadra angleze nga Londra do të paguajë 40 milionë euro për përfaqësuesin e Marokut, i lindur në Holandë.

Kjo shumë do të rritet në 44 milionë euro varësisht prej arritjes së bonuseve nga lojtari.

Arritja e marrëveshjes është konfirmuar edhe nga Chelsea.

“Ajaxi dhe Chelsea kanë arritur marrëveshje për transferimin e Hakim Ziyech”, thuhet në njoftimin e klubit holandez. /Zëri.info