Pas 12 vitesh martesë, ndahet bukuroshja e Hollivudit

Martesa e saj konsideroj si më stabile në shoubiznes, por duket se edhe kësaj lidhje i ka ardhur fundi. Bëhet fjalë për aktoren e famshme Jessica Alba, transmeton Zeri.info.

Në të vërtetë, nëse u besohet shkrimit të mediave amerikane, bukuroshja 38-vjeçe dhe bashkëshorti i saj 41-vjeç, Cash Warren, kanë vendosur të ndahen. Mediat shkruajnë se pas 12 vitesh martese të lumtur, kësaj martesa shumë shpejt mund t’i vjen fundi. Aktorja e bukur kohëve të fundit gjithnjë e më shumë shihet në publik pa unazën e martesës në gisht, ndërsa miqtë e saj kanë konfirmuar se ajo dhe bashkëshorti i saj grinden edhe për gjëra shumë të vogla.

Për tërë këtë situatë të krijuar, sipas disa burimeve, një pjesë e fajit ka të bëj me faktin se Jessica është tepër e zënë me punë dhe sipas mendimit të Cash, ajo është tepër e preokupuar me obligime të punës, sa ka lënë në harresë obligimet familjare. E tërë kjo ka rezultuar me atë që Jessica ia ka lënë të gjitha obligimet që lidhen me familjen, siç janë përkujdesja ndaj fëmijëve.

Miqtë e çiftit thonë se kjo ndarje do ta rrënoj aktoren në secilin aspekt. Jessica dhe Cash janë në martesë që nga viti 2008, pasi më parë për katër vite ishin në lidhje./ZERI