Veshja e rrezikshme e bukuroshes së Instagramit
Edhe pse fotografia ka marrë mbi 400 mijë pëlqime, ndërsa influencuesja dhe e dashuruara pas fitnesit ka marrë shumë komplimente, kishte të atillë që shkaku i këtij fustani edhe e kanë kritikuar, transmeton "Zëri.info".
Ylli i Instagramit Tammy Hembrow, e cila ka mbi 10 milionë përkrahës, ka lënë fansat e saj pa frymë me një fustani i cili më shumë ka zbuluar se sa që ka mbuluar. Bukuroshja 25-vjeçare ka prezantuar koleksionin e ri të linjës së saj të modës në Javën e Modës në Nju Jork, ndërsa një fotografi me një fustan të rrezikshëm ku shihet qartë se është pa brekë, e ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram. “Do të mund të betoheni se ajo është një engjëll”, ka shkruar ajo.
Edhe pse fotografia ka marrë mbi 400 mijë pëlqime, ndërsa influencuesja dhe e dashuruara pas fitnesit ka marrë shumë komplimente, kishte të atillë që shkaku i këtij fustani edhe e kanë kritikuar. Të tjerët kanë thënë se kurrë nuk do të mund ta vishnin një fustan të tillë, ndërsa kishte edhe të atillë që e kanë sulmuar, sepse konsiderojnë se ky fustan zbulon tepër shumë. “Do të lutesha që mos të fryjë era. Kam frikë nga kjo”, ishte njëri reagim.
“Në të vërtetë, si funksionon ky fustan?”, “Si është e mundur të mos vesh asgjë nën të”, janë disa prej komenteve. Tammy është mama e dy fëmijëve dhe themeluese e ‘Saski’, brendit luksoz të kostumeve të larjes dhe njëra prej yjeve më të mëdhenj në Australi./ZËRI