Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova rikthehen në Kosovë me medalje
Pas suksesit të arritur në turneun e Grand Slam te Parisit, xhudistet tona janë kthyer në Kosovë.
Një medalje e artë dhe një e bronztë ishte bilanci i xhudistëve të klubit Ippon nga Peja.
Në Paris, shkëlqeu Distria Krasniqi, që rrëmbeu të artën kurse Nora Gjakova fitoi medalje të bronztë.
Trajneri Driton Kuka u shpreh shumë i kenaqur me suksesin e xhudistëve në Grand Slamin më të famshëm të xhudos.
Për Krasniqin kjo ishte medalja e parë e Artë në turnetë Grand Slam, kurse Gjakova gjithashtu fitoi medaljen e parë në Paris.