Shtyhet seanca e Kuvendit, Kryesia thërret mbledhje në ora 14:00
Është shtyrë seanca plenare e Kuvendit të Kosovës për shkak të dështimit të votimit për zvogëlimin e numrit të Komisioneve Parlamentare nga 16 sa kanë qenë në legjislaturën e kaluar në 14, raporton Zëri.info.
Meqë në votim nuk kanë marrë pjesë deputetët e mjaftueshëm, votimi ka dështuar dhe Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka thirrur mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit ku do të diskutohen vërejtjet e opozitës për ndarjen e Komisioneve Parlamentare dhe ndarjen e anëtarëve të tyre.
Osmani theksoi se kjo seancë nuk mund të konsiderohet e përfunduar dhe se në mbledhjen e Kryesisë do të caktohet se kur do të bëhet vazhdimi i saj./Zëri