'Mbretëresha e formave trupore’, shpërblen fansat
Dikur ka qenë lepurushe e revistës së famshme erotike “Playboy”, ndërsa tani është një influencuese në rrjetet sociale, prandaj vetëm në rrjetin social Instagram ndiqet nga më shumë se 9 milionë fansa, transmeton "Zëri.info".
Abigail Ratchford është një manekine britanike e cila për shkak të formave të jashtëzakonshme të trupit, zakonisht realizon fushata reklamuese për veshje të brendshme intime dhe kostume të larjes. Dikur ka qenë lepurushe e revistës së famshme erotike “Playboy”, ndërsa tani është një influencuese në rrjetet sociale, prandaj vetëm në rrjetin social Instagram ndiqet nga më shumë se 9 milionë fansa. Dhe ajo që e bën të veçantë këtë zeshkane, është fakti se siç insiston ajo, trupi i saj është plotësisht natyral dhe veten me krenari e quan si ‘mbretëreshë të formave seksi të trupit’.
Dhe ajo sot feston datëlindjen e saj të 28-të, për çka ka marrë qindra mijëra urime nga fansat e saj. Dhe natyrisht se ajo nuk i harron përkrahësit e saj, pasi jo vetëm, për këtë rast, por edhe herëve të tjera ajo vazhdimisht i shpërblen ata me foto të nxehta, ku në trupin e saj ka pak apo aspak rroba.
Edhe pse famën e ka fituar si modele e veshjeve intime, Abigail është e interesuar ta provojë fatin edhe si aktore, mirëpo, deri më tani nuk ka mundur të siguroj rol kryesor në ndonjë projekt filmi, por ka pasur vetëm disa paraqitje të shkurta në seriale dhe reklama të ndryshme./ZËRI