Reperi The Game e nderon Kobe Bryant, bën tatuazh në fytyrë numrin e fanellës
Reperi The Game e ka nderuar basketbollistin Kobe Bryant në një mënyrë mjaft të madhe.
Reperi 40-vjeçar, emri i vërtetë i të cilit është Jayceon Terrell Taylor, ndau fotografi të tatuazhit të tij të ri të realizuar në fytyrë si shenjë respekti për yllin e ndjerë të Lakers në një postim në Instagram të mërkurën.
Kobe Bryant dhe vajza e tij, Gianna vdiqën tragjikisht të dielën e 26 janarit në një aksident me helikopter.
Ylli u fotografua duke u ngjyrosur sipër vetullës së tij me një numër të zi tetë, i cili është pozicionuar anash së bashku me simbolin e pafundësisë.
“Përgjithmonë”, është përshkrimi që reperi ia ka vënë postimit të ndarë me ndjekësit në Instagram.