Lushtaku flet pas vendosjses së fotografisë së Thaçit në Kuvend, e quan Osmanin të pa përvojë

Sot në fillim të seancës së Kuvendit, deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku ka vendosur fotografinë e presidentit HashimThaçi në krye të Kuvendit.

Lushtaku këtë gjest e ka quajtur simbolik, ndërsa sipas tij ia ka bërë të ditur Osmanit se duhet të respektoj ligjet dhe Kushtetutën kur bëhet fjalë për fotografinë e Thaçit në zyret e insitucioneve të Kosovës, transmeton Zëri.info

Lushtaku mes tjerash e ka quajtur “të re dhe të pa përvojë” kryetaren e Kuvendit.

Ky është reagimi i plotë i Lushtakut:

Sot, me anë të një gjesti simbolik, edhe një herë provova t’i tregoj Kryeparlamentares së re dhe të pa përvojë, se ajo duhet ta dëshmojë praktikisht frymën e saj rugoviane - institucionaliste dhe të respektojë Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet në fuqi.
Hashim Thaçi është President aktual i Republikës së Kosovës dhe në bazë të legjislacionit në fuqi, fotoja e tij duhet të vendoset në vendin e caktuar, brenda zyreve të të gjitha institucioneve të vendit.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Sot, me anë të një gjesti simbolik, edhe një herë provova t’i tregoj Kryeparlamentares së re dhe të pa përvojë, se ajo duhet ta dëshmojë praktikisht frymën e saj rugoviane - institucionaliste dhe të respektojë Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet në fuqi. Hashim Thaçi është President aktual i Republikës së Kosovës dhe në bazë të legjislacionit në fuqi, fotoja e tij duhet të vendoset në vendin e caktuar, brenda zyreve të të gjitha institucioneve të vendit.

A post shared by Mergim Lushtaku (@mergimlushtaku) on