“Mos e ngrit zërin, e ke nis keq”- Bedri Hamza e Vjosa Osmani ‘përplasen’ në Kuvend

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza, është përplasur me kryetaren e Kuvendit Vjosa Osmanin, e cila I ka thënë ta ulë zërin, derisa Hamza ishte duke thënë se është shkelur rregullorja e Kuvendit të Kosovës, me ndryshimin për numrin e komisioneve.

“Tjera herë I kuptoni edhe më mirë, edhe merrni pjesë në mbledhje”, ka thënë Osmani, duke iu përgjijgur Hamzës.

“Zonja kryetare nuk duhet kjo arrogancë, nuk e keni nisë mirë. Ne jemi për kohezion të brendshëm por më shumë ka përgjegjësi me bë pozita se opozita. Faleminderit për këshillat, do flaës me zë më të qetë, më melodik. Keq e ke nisë, ndërro se nuk të qon askund.

Cështja e dytë është mbledhja e kryesisë së kuvendit për zgjedhjen e kryetares së Kuvendit. Na ka ftu kryesia në 18:26, e ka vendosë një precedent të keq, na ka njoftu në viber, 14 minuta na ka informu, tek dera me pasë qenë nuk do të kishim mundë me hy. Pastaj për mbledhje të seancës kemi ftu në ora 7 apo pak pas orës 7, si kemi mudnë të jemi të ftuar si deputetë. Jeni zgjedhë për herë të parë pa prezencën e opozitës. Nuk e kemi bojkotu seancën, nuk e kemi bojtoku as sot. Mirëpo ju e keni përjashtu opozitën prej seancës me mosthirrjen, me procedurat, rregulloren dhe logjikën. Ne nuk e kemi ditë dhe nuk kemi marrë pjesë. E ke zgjedhë këtë rrugë zonja kryetare por e ke zgjedhë edhe me u zgjedhë me votat e Listës Serbe. Votat e kësaj partie në Kuvend që janë si gjithë ne tjetrët kanë qenë përcakuese për zgjehdjen tuaj. Zonja kryetare jeni e obliguar me e repsektu lgijin, ke fillu me veprime jot ë duhura.

Edhe kësaj radhe nuk je korrekte me mua si shef I grupit parlamentar të PDK-së, shpresoj të jesh në të ardhmen.