Kuvendi voton zgjatjen e buxhetit për muajin mars
Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi i ka propozuar Kuvendit të Kosovës propozim-vendimin e Qeverisë së Kosovës për zgjatjen e ndarjes buxhetore edhe për muajin mars të këtij viti, raporton Zëri.info.
Bislimi tha se nga vlersiëet preliminare që kanë bërë lidhur me shpenzimet konstatojmë se zgjatja e ndarjes buxhetore nuk ka qenë e mjaftueshme kësisoj i ka propozuar Kuvendit që ta votojnë këtë propozim të Qeverisë.
Me 100 vota për u votua ky propozim-vendim i qeverisë i cili do të vlejë deri në votimin e buxhetit për vitin 2020./Zëri