Studimi: Tharëset e duarve në tualete konsiderohen rrezik shëndeti publik
Që në vitin 2014 një grup studiuesish të Universitit të Leeds në Angli shpalli të vërtetën tronditëse se tharëset e duarve nuk kanë asgjë ‘sanitare’ në funksionimin e tyre por jo shumë ia vunë veshin.
Ata thanë se mjetet e konsideruara ‘moderne’ shpërndanin bakteriet nga duart e lara shkarazi të njerëzve në të gjitha sipërfaqet rrethuese, në një masë aq të madhe sa që nga tualeti njerëzit dilnin më të pisët sesa kur hynë.
Në eksperimentet laboratorike me kushte të rikrijaura si në tualetet publike u zbulua se në ajër qarkullonin 27 herë më shumë bakterie sesa në tualetet ku përdoreshin vetëm letrat higjenike, madje këto mikrobe qarkullonin për rreth 15 minuta më gjatë.
Studiuesit janë rikthyer tashmë me prova të tjera kundër tharëseve të duarve me ajër, teksa eksperimente janë kryer në banjot e spitaleve, ku çështja është akoma më serioze.
Eksperimenti u krye në tualetet e spitaleve në Leeds, Paris, e Udine të Italisë, gjatë një periudhe 12-javore, duek krahasuar ato ku përdoren letrat higjenike dhe ato ku përdoren tharëset me ajër.
Dhe rezultatet ishin të njëjta: Në Udine tualetet me tharëse ishin të mbushura me 100 herë më shumë bakterie, në Paris kishin 33-herë më shumë sesa tualtet vetëm me letër, dhe në Leeds 22-herë më shumë.
Në banjot publike britanike, mikrobi famëkeq rezistent ndaj meticilinës Staphylococcus aureus (MRSA) ishte në sasi tre herë më të mëdha sesa në tualetet ku përdorej vetëm letër higjenike. specie bakteriesh rezistente ndaj penicilinës dhe cefalosporinës gjendeshin në sasi shumë më të mëdha ku përdoreshin tharëset.