Goditi kuajt e policisë në përleshje me tifozët dënohet me 10 muaj burg

Futbolli vazhdon të përballet me huliganizëm, por këtë herë ka ndodhur diçka tjetër. Huligani i skuadrës Celtic, Kevin McGwyer, është dënua me dhjetë muaj burg për goditjen e tre kuajve të policisë gjatë një përleshjeje para një ndeshje me Airdrie janarin e kaluar.

McGwyer (36 vjeçar) ishte pjesë e një grupi të organizuar të rebelëve që shkaktuan trazira, ku filloi një luftë me policinë, dhe aty ndodhi sulmi ndaj kuajve.

Ai nuk qëlloi asjë polic por kishte qëlluar kuajt e tyre dhe kjo i kushtoi me 10 muaj burg.

Në Gjykatë, ai nuk kishte asnjë shanse t'i shpëtonte ndëshkimit ose të merrte lehtësim, pasi ishte një huligan i regjistruar i cili e kishte të ndalur të hynte në të gjitha stadiumet në Mbretërinë e Bashkuar.