Polici i dehur përplas makinën në banesën e qytetarit, pronarin e shtëpisë e qëllon me armë

Një aksident është shënuar në orët e mbrëmjes në Fier, ku një punonjës policia është përplasur me makinën e tij në oborrin e një banese.

Makinan e drejtonte një punonjës policie. Paulin Shpani ishte i dehur teksa drejtonte automjetin dhe për shkak të alkoolit, është përplasur në banesën e shtetasit Soni Meço.

Ky i fundit ka dalë nga banesa për të parë se çfarë kishte ndodhur, por punonëjsi i policisë me të dalë nga mjeti është konfliktuar me të zotin e shtëpisë dhe ka qëlluar me armë në drejtim të tij duke e plagosur në dorë.

Rasti po hetohet nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), ndërsa policia bëri të mundur arrestimin e efektivit./Express