Në Spanjë punëtorëve mund t’iu zbritet nga paga pushimi për kafe dhe cigare
A duhet që punëtorit t’i zbritet në pagë koha shtesë e shpenzuar për cigare dhe kafe?
Një kompani portugeze në Spanjë “GALP” filloi të llogariste kohën e punonjësve që kalonin jashtë ambienteve të punës, përfshirë kjo për kafe dhe cigare.
Me këtë rast Gjykata e Lartë ka vendosur në favor të kësaj kompanie, raportojnë mediat e huaja.
Sindikata për mbrojtjen e punëtorëve në Spanjë ka për bërë apel në gjykatë për të rishikuar këtë vendim, megjithëse zyrtarët janë shprehur se nuk do të vlejë për të gjitha kompanitë.
Zbritja në pagë për pauzat e shkurta të punonjësve, do të diskutohet mes sindikatave dhe punëdhënësve.
Nëse vendimi nuk arrin të dalë në favor të punëtorëve, kompania do të detyrohet të llogarisë pushimin në pagë të tyre. /Telegrafi/