'Ilda Bejleri më hodhi dy metra larg', një grua e aksidentuar në Tiranë akuzon prezantuesen për përplasjen me makinë

Një grua është aksidentuar mesditën e sotme në Tiranë. Policia e cila bën me dije lajmin, thotë se nuk e ka identifikuar autorin/en e ngjarjes, por gruaja e aksidentuar akuzon prezantuesen Ilda Bejleri.

Aksidenti ka ndodhur në Bulevardin “Gjergj Fishta”, ne afërsi të Urës së Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

Njoftimi i policisë së Tiranës:

“Më datë 12.02.2020, rreth orës 12:50, në bulevardin “Gjergj Fishta”, ne afersi te Ures se Drejtorise Vendore te Policise Tirane,një mjet ende i paidentifikuar ka aksidentuar shtetasen E.GJ , 63 vjeçe , e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe së bashku me grupin hetimor po vijojne punen, per identifikimin dhe kapjen e mjetit qe ka shkaktuar aksidentin”.

Gruaja e aksidentuar: Më hodhi dy metra dhe u largua

Gruaja e aksidentuar përmes së bijës, pretendon se ka qenë makina e prezantueses Ilda Bejleri ajo e që përplasi.

“Më hodhi dy metra tutje dhe nuk ndaloi. Ia bëra me dorë. Më pa dhe vazhdoi.  Makinat ndaluan të gjitha, veç Ilda Bejlerit. Nuk e njoh po i thirrën në emër të gjithë dhe i kërkuan të qëndronte. Ajo u tha: “Pse këtu kalohet?” Pastaj ata më ndihmuan, më morën në makinë ata që i thirrën vajzës të ndalonte dhe më çuan në spital. Këtu jam akoma. Me këmbë të thyer.

Të lutem mos ma thuaj emrin se e lexon mamaja ime. Është vetëm. Hallin e saj kam, jo timin. Na u prish shtëpia në Durrës nga tërmeti dhe erdhëm këtu derisa të gjejmë zgjidhje. Këtu ndodhi kjo që ndodhi. Më shtypën në mes të ditës, më hodhën si leckë dhe nuk ndaluan të më pyesin si jam. Vajza që më shtypi është Ilda Bejleri.”- ky është rrëfimi i zonjës E.Gj për dritare.net.

Vetë Bejleri e mohon kategorikisht ngjarjen, duke i konsideruar shpifje ato që janë shkruar në media.

“Unë nuk i kuptoj dot këta gazetarët tanë??! Ai mund të shpifin njerëzit kështu??!”, shkruan ajo.