Një muaj pas miratimit të ligjit, kurorëzohet në martesë dashuria 6-vjeçare mes dy vajzave (Foto)
Ligji për martesat e së njëjtës gjini u miratua muajin e kaluar në Irlandën e Veriut.
Dasma e parë e personave të së njëjtës gjini mes dy vajzave është realizuar në Irlandën e Veriut.
Robyn Peoples, 26 vjeçe dhe Sharni Edëards, 27 vjeçe kurorëzuan dashurinë me martesë në qytetin Andrim.
Dy vajzat vendosën të martoheshin pas gjashtë vitesh histori dashurie.
Ligji u ndryshua zyrtarisht në 13 janar, por bazuar në rastet e martesave "gay", çiftet duhet të regjistrojnë dasmat e tyre të paktën 28 ditë më parë që të realizoheshin dasmat./noa