Kurti: Shumë shpejt do ta vizitoj Gjermaninë dhe Britaninë e Madhe
Albin Kurti tha se shteti i parë që vizitoi ishte Shqipëria, ndërsa vizitat e ardhshme do t’i ketë në Gjermani dhe në Britaninë e Madhe.
‘’Vizita e parë jashtë shtetit s’kishte si të mos ishte Shqipëria. Vizitat e ardhshme do të jenë në Berlin të Gjermanisë dhe në Londër të Britanisë së Madhe’’, tha Kurti në Rubikon.
Kryeministrit Kurti, foli për vizitën e tij që ka bërë në Shqipëri me homologun e tij kryeministrin Edi Rama, dhe liderët e tjerë shqiptarë.
Ndërkaq, vizitat e ardhshme të Kurtit do të jenë në Evropën Perëndimore, Gjermani dhe Britani të Madhe.
Kujtojmë që kancelarja gjermane, Angela Merkel, i ka bërë ftesë zyrtare kryeministrit Kurti, që ta vizitojë Gjermaninë.