Pas reagimit për lokacionin, Morena thotë se po e kërkojnë për reklamë

Pas audio incizimeve erdhi reagimi i parë i Morenës dhe modelja tani nuk po ndalet.

Këngëtarja dhe modelja, Morena Taraku, nëpërmjet publikimit të një videoje e ka bërë reagimin e parë publik pasi doli audio incizimi të cilin thuhej se ia ka dërguar ish-të dashurit duke e sharë e kërkuar lokacionin se ku ndodhet, shkruan lajmi.net.

Në videon e postuar, nëpërmjet të cilës reagoi me shaka, Morena shfaqej joshëse.

E si duket pas publikimit të saj ka pasur shumë vizitorë në profilin e saj në Instagram sa që po i kërkojnë edhe reklamë.

“Mka hyp qaq nalt profile visits sa po lypin reklam Diori, qe lokacioni”, ka shkruar ajo duke qeshur.