Si e quan Ramush Haradinaj, heqjen e taksës ndaj mallrave serbe?
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një intervistë për GazetaBlic, thotë se një vendim për heqjen e tarifës 100% të vendosur nga qeveria e tij më 21 nëntor të 2018-tës, është servilizëm dhe nënshtrim.
Sipas Haradinajt, askush nuk duhet të ngutet për një veprim të tillë, duke pritur edhe veprimet e shtetit serb.
“Asnjë faj nuk e ka faktori ndërkombëtar, nëse ka një vend në botë që është i përkëdhelur prej ndërkombëtarëve, jemi ne, krejt problemi është tek na që jemi servil, ne kurrë nuk ju tregojmë atyre për çka jem, por mundohemi me i thanë ato që na menojmë qe ata kanë qef me i ndëgju, kur i thu atyre jo, ata janë të gatshëm me ndëgju, por ne nuk besojmë në atë sepse jemi rrit si rob dhe zakonisht mundohemi hala pa fillu temat si rasti i kësaj qeverie,hala pa ardhë në pushtet kanë fillu me heqë taksën, me bo me pas thonë edhe këta taksa është e drejtë, këtë kritikë ja kam bë edhe z.Veselit edhe Limës në atë kohë kur ish çështja e taksës, kadal pse po merrni yrysh, shihne Serbinë, a po ngutet Serbia, jo veç me dëme, këta janë ngutë, kanë ofertu herët për taksë, gabim është servilizëm fatkeqësisht”, tha Haradinaj.
Ditë më parë, Haradinaj e quajti Kurtin si mashtrues, pasi që sipas tij ai me një vendim do ta heqë taksën.