Haradinaj tregon slloganin e ri të AAK-së

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se ka mbledhur partinë e tij në një mbledhje të jashtëzakonshme, për të diskutuar aktualitetin e tanishëm politik.

Përmes një shkrimi në rrjetin social facebook, Haradinaj, i ka dërguar selame kryeministrit Albin Kurti, duke i thënë se “Aleanca qëndron dhe kur krejt të tjerët dorëzohen”, duke shtuar se tani e tutje ky do të jetë edhe sllogani i partisë së tij.


Postimi i plotë i Haradinajt:

Kryesia e AAK-së sot ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme për të diskutuar zhvillimet politike në vend, kjo në dritën e paralajmërimeve të dorëzimit të Qeverisë përballë Serbisë në temat e interesit nacional!

Përfundimi i gjithë debatit në këtë mbledhje, ishte një fjali e vetme; “Aleanca qëndron dhe kur krejt të tjerët dorëzohen”, që do të jetë edhe slogani i AAK-së në përgjegjësitë e saj politike!

RH