E bujshme, Manchester Unitedi vëzhgoi nga afër reprezentuesin e Kosovës

Reprezentuesi kosovar, Vedat Muriqi është duke kaluar nëpër një formë të shkëlqyeshme këtë edicion, transmeton zeri.info

Sulmuesi prizrenas është njëri prej lojtarëve kyç të klubit turk.

24-vjeçari ka realizuar 13 gola me fanellën e klubit turk gjatë këtij edicioni.

Forma e tij e mirë ka bërë që shumë klube të vihen pas tij.

Gazeta turke “Fanatik” shkruan se Manchester Unitedi ka vëzhguar lojtarin.

Raportohet se trajneri i “djajve të kuq” Ole Gunnar Solskjaer e ka ndjekur Muriqin në ndeshjen mes Anglisë dhe Kosovës./Zëri