Kurti e publikon lajmin për urimin që i erdhi nga Kryeministri Viktor Orban

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, e ka uruar Albin Kurtin për marrjen e mandatit të kryeministrit të Kosovës.

Zyra për media e Kryeministrit Kurti e ka publikuar urimin që ai e mori nga homologu i tij hungarez, transmeton Gazeta Express.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar sot urim nga kryeministri i Republikës së Hungarisë, Viktor Orban. Me këtë rast, kryeministri Orban ka uruar kryeministrin Kurti për shënimin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës, duke theksuar se Hungaria mbetet e përkushtuar për t’i mbështetur përpjekjet e vendeve të Ballkanit Perëndimor që synojnë integrimin e rajonit në institucionet evropiane”, thuhet në njoftimin e ZKM’së.

Në urim thuhet edhe se Hungaria do të vazhdojë të punojë për të thelluar marrëdhëniet dypalëshe me përfitime reciproke në tregti, investime dhe arsim.