Skllavëria nuk konsiderohet krim në gati gjysmën e shteteve në botë

Skllavëria nuk konsiderohet krim në pothuajse gjysmën e shteteve në botë, tregon një studim mbi ligjet në botë.

Sipas databazës, Antiskllavëria në Legjislacionin e Brendshëm, që funksionon në kuadër të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, shumë shteteve u mungojnë ligjet që drejtpërdrejt ndëshkojnë kontrollin e një personi mbi tjetrin, transmeton agjencia e lajmeve, Reuters.

“Skllavëria është larg të kthyerit në veprim ilegal në botë, andaj ne shpresojmë që ky studim do fokusojë diskutimin në këtë mit të famshëm”, ka thënë Katarina Schwarz, hulumtuese në Universitetin Nottingham, që ka udhëhequr këtë projekt.

Sipas të dhënave të Organizatës Ndërkombëtare të Punëtorëve dhe grupit kundër-skllavërisë, Fondacioni për Ecje të Lirë, 40 milionë persona janë skllevër në kohën moderne, duke përfshirë ata që bëjnë punë të detyrueshme dhe që qëndrojnë në martesa pa dëshirë.

Dhënia fund e skllavërisë deri më 2030 ka qenë një prej qëllimeve globale të Kombeve të Bashkuara nga viti 2015, përcjell REL.

Mirëpo ndonëse ligjet historike që dikur kanë lejuar skllavërinë tani janë shfuqizuar, pjesëtarët e kërkimit më të ri kanë gjetur se shumë nga 193 vendet anëtare të OKB-së, nuk kanë përcaktuar detajisht ndëshkimin për këtë lloj maltretimi.