Pak orë para koncertit, Artiola Toska humb personin më të shtrenjtë

Artiola Toska është në zi.

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Artiola Toska, ishte njëra prej të ftuarave nga Bashkia e Tiranës për të performuar ditën e djeshme në sheshin “Nënë Tereza”, me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së Tiranës kryeqytet.

Mirëpo, këngëtarja mungoi në koncert, ndërsa “Anabel.al” tregon arsyen pse Artiola nuk mundi të ishte e pranishme. Vetëm pak orë para koncertit, Artiola ka humbur babain e saj.

Burime për “Anabel.al” kanë bërë të ditur se i ati i këngëtares vuante prej kohësh nga një sëmundje e cila i ka marrë atij jetën ditën e djeshme. Artiola ka një karrierë të gjatë në muzikë dhe numëron hite në repertorin e saj, si “Mos më mundo”, “Cimi cimi ca”, “Harxhoje paren” etj.Së fundmi, këngëtarja ka nisur të marrë pjesë edhe në koncerte të ndryshme, ndërsa vazhdon të sjellë projekte të reja muzikore.Projekti i saj i fundit erdhi në bashkëpunim me “Magic 4” dhe titullohet “Koka ty ta boni”.