Shëngyli e pranon: Feronikeli skuadër më e fortë

Feronikeli është skuadra që e ka kompletuar gjysmëfinalen e Digitalb Kupës së Kosovës në futboll pasi në Prizren e ka mposhtur Lirinë me rezultat 0:2, sfidë kjo që u luajt sot në stadiumin “Përparim Thaçi”.

Trajneri i Lirisë, Skënder Shëngyli e ka pranuar se Feronikeli është skuadër më e fortë dhe me meritë ka kaluar në gjysmëfinale.

“Ne jemi mundur maksimalisht por Feronikeli e administroi lojën pasi është skuadër më e fortë, derisa ne kishim edhe mungesa kështu që ishte shumë ë vështirë ndaj tyre. Jemi munduar përmes kundërsulmeve të rrezikojmë por nuk ia arritëm. Gjithsesi, objektivi ynë ka qenë edhe para kësaj ndeshjeje kampionati, pra rikthimi në elitë kështu që ky ishte një test shumë i mirë për ne për t’i para mangësitë që kemi para ndeshjes kampionale me KEK-un”, ka thënë trajneri i Lirisë, Skënder Shëngyli për supersport. /Zëri.info