Feronikeli në gjysmëfinale, Agim Sopi tregon vështirësitë

Feronikeli është skuadra që e ka kompletuar gjysmëfinalen e Digitalb Kupës së Kosovës në futboll pasi në Prizren e ka mposhtur Lirinë me rezultat 0:2, sfidë kjo që u luajt sot në stadiumin “Përparim Thaçi”, shkruan Zëri.info.

Trajneri i Feronikelit, Agim Sopi është parë i lehtësuar pas ndeshje pasi synim i tyre kryesor duket të jetë Kupa e Kosovës pasi titulli ka mbetur bukur mbrapa.

“Së pari këtë fitore ia dedikojmë ish lojtarit tonë, Rexhep Rexhepi që ra për lirinë e Kosovës. Sa i përket ndeshjes ishte vështirë, por ne është dashur herët t’i shfrytëzojmë rastet sidomos në pjesën e parë e mos të lëmë deri në minutat e fundit, por sigurisht që e rëndësishme është fitorja. Liria u tregua kundërshtar i vështirë sidomos në këtë fushë me bari artificial por gjithsesi duhet të jemi të kënaqur me atë që kemi treguar”, ka thënë trajneri i Feronikelit, Agim Sopi për supersport. /Zëri.info