Këto janë 3 gjërat që i urren ‘Koronavirusi’

Sipas ekspertëve, tre janë gjërat që Koronavirusit nuk i pëlqejnë, ose le të themi që e bëjnë atë të mos përhapet.

1.Drita e diellit

2.Temperatura

3.Lagështia

Kështu u shpreh John Nicholls, një profesor i patologjisë në Universitetin e Hong Kongut, i cili pretendon se e di momentin kur virusi vdekjeprurës do të shuhet!

“Drita e diellit do të shkurtojë aftësinë e virusit për t’u përhapur. Ajo është me të vërtetë e mirë për të vrarë viruset”.

Për këtë arsye, ai shtoi se nuk pret që zona të tilla si Australia, Afrika dhe hemisfera Jugore të shohin nivele të larta të përhapjes së virusit, sepse ato janë në mes të verës në këto momente.

“Virusi mund të mbetet i paprekur në 4 gradë ose 10 gradë për një periudhë më të gjatë kohore,” tha Nicholls, duke iu referuar matjeve me Celsius, sipas transkriptit.

“Por në 30 gradë, atëherë ai çaktivizohet. Dhe lagështia e lartë – virusi nuk e pëlqen as atë”, shtoi ai.

Organizata Botërore e Shëndetit zyrtarisht e emërtoi virusin si COVID-19 të martën, duke shtuar se vaksina e parë mund të jetë në dispozicion pas 18 muajsh, sipas “Reuters”.

Virusi vdekjeprurës që është përhapur me shpejtësi të madhe në Kinë, u ka marrë jetën mbi 1100 personave.