Largimi i fotos së presidentit, flasin nga Ministria e Financave
Pas pyetjeve të drejtuar nga Klan Kosova në Zyrën për Informim të Ministrisë së Financave dhe Transfereve lidhur me largimin e fotos së presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, nga zyra e ministrit Besnik Bislimi, zyrtarët e MFT-së thanë se kjo ka ndodhur për shkak të riaranzhimit të zyrës.
Me këtë rast është bërë edhe zhvendosja e fotografisë së kreut të shtetit.
“Ju njoftojmë se në Zyrën e Ministrit të Financave dhe Transfereve është bërë një riaranzhim i zyrës dhe në këtë rast është zhvendosur fotoja e Presidentit Hashim Thaçi në një pjesë tjetër të zyrës”- thuhet në përgjigjen e MFT-së.