Kurti ia beson Haki Abazit shënimin e festës së Pavarësisë

“Siç e dini të hënën do ta shënojmë 12 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës dhe me këtë rast është e nevojshme të kemi një grup punues që do të bëjë finalizimin e përgatitjeve tashmë të zakonshme e tradicionale në shtetin tonë. Me këtë rast propozoj ta kemi një grup punues ku ai do të udhëhiqet nga zëvendëskryeministri Haki Abazi dhe në kuadër të këtij grupi të jetë ministrja e MKRS-së, Vlora Dumoshi, Ministri i Mbrojtjes, Anton Çuni dhe ministrja e MAPL-së, Emilija Rexhepi”, tha Kurti.

Ky propozim për formimin e grupit punues u miratua nga kabineti qeveritar me shumicë votash.