Edhe Ministri i VV’së e heq fotografinë e Hashim Thaçit

Hera e fundit që foto e presidentit ka qenë e vendosur në zyrën e Bislimit, ishte data 4. Me datën 6 ajo është larguar nga aty, duke u zëvendësuar me një orë muri.

Me të marrë postin e ministrit, ai ka bërë veprimin e njëjtë si Osmani.

Në emailat dërguar mediave, ditën kur Bislimi mori detyrën nga Lulzim Rafuna, fotografia e presidentit ndodhej në ballë të zyrës.

Por gjërat ndryshuan pas dy ditësh.

Në takimin e parë që Besnik Bislimi pati si ministër me Ambasadorin gjerman në Kosovë, Christian Heldt fotografia e Hashim Thacit nuk duket askund.

Në vend të saj është vendosur një orë muri.