Ministri i Financave kërkon shpalljen e konkursit për drejtor të Doganës

Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, ka bërë të ditur se ka udhëzuar administratën e ministrisë që të shpallë konkursin për pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të Doganës së Kosovës.

Postimi i plotë i Besnik Bislmit:

Të nderuar qytetarë,

Në përputhje me autorizimet e mia si Ministiër në Ministrinë e Financave dhe Transfereve, kam udhëzuar administratën e ministrisë që të shpallë konkursin për pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të Doganës së Kosovës. Këtij vendimi i ka paraprirë një vendim tjetër i Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, i datës 7 shkurt, me të cilin është anuluar vendimi i ish kryeministrit në detyrë, i datës 24 janar, përmes të cilit i ishte vazhduar kontrata drejtorit ekzistues.

Këto dy vendime në asnjë rrethanë nuk e prejudikojnë performancën e drejtorit ekzistues. z. Bahri Berisha, për të cilin ruaj respekt të veçantë. Drejtorit aktual i ka skaduar mandati dhe procedurat kërkojnë hapje të konkursit, e në të cilin unë e inkurajoj fuqishëm që të aplikojë.

Me respekt

Besnik Bislimi