Konfirmohet: Kurti pjesë e Konferencës për Siguri në Mynih bashkë me Grenellin dhe Vuçiqin

Lajmi është konfirmuar nga Zyra e Kryeministrit. Pjesëmarrës në Konferencë do të jetë edhe i dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Nuk dihen detajet e Konferencës. Konferenca do të mbahet nga data 14 shkurt deri më datën 16 shkurt, ku do të marrin pjesë krerët e shteteve më të fuqishme evropiane.