Casillas, gati të kandidojë për president të Federatës spanjolle
Iker Casillas ka marrë vendim për të kandiduar si president i FA Spanjolle (RFEF) në zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen në vjeshtë sipas Cadena SER.
Presidenti aktual, Luis Rubiales përmendi kohët e fundit se zgjedhjet mund të mbahen përpara Euro 2020 (e cila fillon në 12 qershor).
Cadena SER pretendon se Casillas tashmë ka informuar organin qeveritar Consejo Superior de Deportes (CSD) dhe ministren e re për sportin Irene Lozano, shkruan Lajmi.net.
CSD-së i kërkohet të japin miratimin për Rubiales për të sjellë zgjedhjet më përpara pasi organi i Tribunal Administrativo del Deporte (TAD) e refuzoi kërkesën e FA dhe tani vendimet se kur do të organizohen zgjedhjet qëndron te Ministri i Sportit Lozano.
Ndryshe, portieri spanjoll kishte një karrierë të gjatë me Real Madridin dhe më pas te Porto, ku edhe i ndodhi infarkti që e detyroi ta braktisë futbollit.