Pse IPhone juaj papritmas fiket në mot të ftohtë- ja si ta parandaloni

Përdoruesit e iPhone në temperaturat minus që kanë mbizotuar këto ditë, kanë raportuar se pajisjet e tyre janë fikur papritur.

Edhe pse telefonët janë të mbushur plotësisht me bateri, në disa moment ata fikën, shkruan Daily Mirror, transmeton Indeksonline.

Ndërkohë që kjo mund të duket e çuditshme, shumica e prodhuesve elektronikë paralajmërojnë se pajisjet e tyre fiken nëse ato merren në ftohje ekstreme ose në nxehtësi.

Faqja e internetit e Mbështetjes së Apple thotë se përdorimi i një pajisje iOS në temperatura nën ngrirjen mund të shkurtojë përkohësisht jetën e baterisë dhe mund të shkaktojë që pajisja të fiket

Kjo për shkak se bateritë e litium-jonit të rimbushur brenda iPhone përmbajnë një lëng elektrolitik që kristalizohet kur bie nën një temperaturë të caktuar.

Kjo parandalon kalimin e energjisë elektrike përmes baterisë, gjë që mund ta ndalë telefonin të punojë krejtësisht.