Skandali i dhunës zbulon se kopshti “Cambridge Kids” nuk ka licencë për punë

Zyrtarë te Ministrisë së Arsimit kanë konfirmuar për Gazetën Express se çerdhja “Cambridge kids” në Prishtinë nuk ka lincencë. Madje, ata thonë se ky institucion edukativ nuk ka aplikuar kurrë për një të tillë.

E në rastë të tilla, institucioni mbyllet menjëherë. “Ministria mund të kërkojë ndërprerjen e veprimtarisë edukative” kanë thënë nga MASHT-i për Express.

Skandali u zbulua nga nëna e fëmijës që shihet në video. Ajo ka publikuar pamjet e kapura nga kamerat e kopshtit, në të cilat duket qartë se edukatorja Teuta Gashi ushtron dhunë ndaj fëmijës i cili refuzon të ulet në karrocë.