Arrestohet edukatorja Teuta Gashi që rrahu fëmijën në kopsht
Gjatë ditës së djeshme u publikua një video nga çerdhja ‘Cambridge Kids’ ku edukatorja Teuta Gashi, shihej duke rrahur brutalisht një fëmijë që refuzonte ta dëgjonte. Pas lajmit të publikuar fillimisht nga vetë nëna fëmijës e pastaj nga mediat, policia e Kosovës ka arrestuar edukatoren në fjalë.
Çerdhja ‘Cambridge Kids’ në Prishtinë njihej për kushtet luksoze, dhe trajtimin e mirë të fëmijëve atyve, por me rastin e edukatores Teuta Gashit, e cila rrah fëmijën 16 muajsh, bëri që prindërit të nisin një peticion për mbylljen e atij institucioni.
Pamjet kur fëmija 16 muajsh nuk i bindet edukatores të ulet në karrocë dhe kjo e fundit i bie shuplakë në fytyrë, në prani të një fëmije tjetër dhe të një edukatore tjetër, kanë tronditur gjithë Kosovën. Skena e dhunës ndaj fëmijut që nxiti tejet shumë reagime, sidomos nga prindërit, dhe stafi i kësaj çerdhjeje ka marr vendim menjëherë ta përjshatojë nga puna këtë edukatore.
Ndërkaq, policia ka konfirmuar se Teuta Gashi është arrestuar dje pas raportimeve nëpër media.
“Më daten 10 shkurt 2020 në stacionin policor jugu në Prishtinë është iniciuar një rast ‘Keqtrajtim i fëmijës. Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar personin e dyshuar, e cila me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë. Në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke u ndermarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore”, ka thënë zëdhënsja për media e policisë, Flora Ahmeti.
Më poshtë ju sjellim pamjet e siguruara nga Metro, ku shihet fëmija 16 muajsh duke u keqtrajtuar nga edukatorja Teuta Gashi: