“Ciara”, stuhia e tmerrshme që tronditi Evropën, ja fotot shkatërruese
“U detyruam të ndërmerrnim këtë masë sigurie për shkak të erës së fortë”, theksojnë autoritetet në Paris. Probleme edhe në Gjermani, ku stuhisë i është vendosur një tjetër emër, “Sabine”: qeveria e Berlinit urdhëroi pezullimin e qarkullimit për trenat e distancave të gjata që udhëtojnë për në shtete të tjera.
Britania e Madhe është një ndër shtetet që po vuan më së shumti pasojat e motit të ashpër. Stuhia ka shkaktuar përmbytje dhe probleme në qarkullim: dhjetëra fluturime janë shtyrë ose anuluar, ndërsa linjat e trenave dhe metrove punojnë në mënyrë të reduktuar. Era e fortë preku edhe shtete si Holanda, Suedia dhe Danimarka, ku era arriti deri në 130 kilometra në orë. Përveç problemeve, ka pasur edhe një zhvillim mjaft interesant.
Stuhia “Ciara” dhe erërat e saj në Atlantik dhe në Veri të Europës, kanë ndihmuar në thyerjen e rekordit të shpejtësisë së udhëtimit ajror mes Nju Jorkut dhe Londrës. Një avion arriti ta përfundojë udhëtimin në këtë linjë për më pak se 5 orë. Sipas të dhënave të sajtit të monitorimit ajror, Flightradar, një Boeing 747 ka lidhur aeroportin Kenedi me atë të Heathrow për 4 orë e 56 minuta, në vend të mbi 6 orëve.