Paketa anti-KÇK, shumica voton sot ligjin për agjencinë

Në seancën e sotme do të votohet që projektligji të futet me procedurë të përshpejtuar në punimet e Kuvendit, në datat 20-21 shkurt të diskutohet ne komisione dhe në 5 mars të votohet në seance plenare.

Burime të A2 konfirmojnë se në të njëjtën datë është parashikuar të votohet dhe akti normativ mbi bazën e të cilit po vepron OFL.

Sot do të votohen dhe ndryshimet në ligjin për Gjykatën Kushtetuese për mënyrën e betimit të anëtarëve të saj. Po ashtu dhe ndërhyrjet në statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve duke i dhënë më shumë kompetencë ILD në hetimin dhe ndëshkimin e magjistratëve për të cilët raportohen shkelje./ A2 CNN