Komuniteti rom, ashkali, egjiptian sfidohet me arsim e punësim
Qysh në fund të vitit 2008, në vitin kur u shpall pavarësia e Kosovës, Qeveria kishte hartuar Strategjinë për Integrimin e Komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Republikën e Kosovës (2009- 2015), qëllimet e së cilës ishin promovimi dhe forcimi i mbrojtjes së të drejtave të këtyre tri komuniteteve dhe integrimi i tyre i plotë në shoqëri. Edhe dymbeëdhjeteë vjet pas aprovimit teë keësaj strategjie, zbatimi i seë cileës eështeë kritikuar jo njeë hereë neë raportet e progresit të Bashkimit Evropian, gjendja e komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian neë Kosoveë eështeë peërplot sfidash teë ndryshme, sidomos neë arsim dhe në puneësim.
“Terzimahalla” është një ndër dhjetë lagjet më të mëdha në Prizren. Në këtë lagje që karakterizohet me rrugicat e ngushta dhe shtëpitë e dendura ka banorë pothuajse nga të gjitha komunitetet, ndonëse, kryesisht nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian. Aktualisht nuk dihet se sa banorë saktësisht ka në këtë lagje, sikurse nuk ka të dhëna të sakta as për numrin e përgjithshëm të pjesëtarëve të këtyre komuniteteve në këtë komunë. Sipas të dhënave në dispozicion, atyre nga viti 2011, kur është realizuar regjistrimi i fundit i popullsisë, në Prizren jetojnë përafërsisht 4.400 pjesëtarë të këtyre komuniteteve me 60% romë, 25% ashkalinj dhe 15% egjiptianë.
Qysh në fund të vitit 2008, në vitin e pavarësisë së Kosovës, Qeveria kishte hartuar Strategjinë për Integrimin e Komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Republikën e Kosovës (2009- 2015), qëllimet e të cilës ishin promovimi dhe forcimi i mbrojtjes së të drejtave të këtyre tri komuniteteve dhe integrimi i tyre i plotë në shoqëri. Në strategji parashihej hartimi i politikave dhe legjislacionit përkatës që do të ishte në pajtim me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Njëherësh, kjo strategji do t’i promovonte institucionet demokratike dhe sundimin e ligjit për zbatimin e të drejtave të këtyre tre komuniteteve dhe përkrahjen e OJQ-ve që përfaqësojnë interesat e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian.
Gjendja e komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian, e veështireë
Edhe dymbeëdhjeteë vjet pas aprovimit teë keësaj strategjie, zbatimi i seë cileës eështeë kritikuar jo njeë hereë neë raportet e progresit të Bashkimit Evropian, gjendja e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian neë Kosoveë eështeë peërplot sfidash teë ndryshme sidomos neë arsim dhe puneësim.
Keështu, edhe neë Raportin e Progresit të BE-seë për vitin 2018, konstatohet se gjendja e komuniteteve rom dhe ashkali mbetet e veështireë dhe se, mes tjerash, strategjia e re dhe plani i veprimit peër periudheën 2017-2021 peër peërfshirjen e tyre neë shoqeërineë e Kosoveës, nuk ishte miratuar deri neë prill teë vitit 2017, ploteë 16 muaj pas skadimit teë strategjisëë seë meëparshme. Të rikujtojmë se integrimi i komuniteteve neë Kosoveë mbetet njeë prej kushteve kycëe peër hapat e meëtutjesheëm teë integrimit teë Kosoveës neë Bashkimin Evropian. Edhe pjesëtarët e këtyre komuniteteve në Prizren, ballafaqohen me një varg sfidash në jetën e tyre të përditshme, me arsimin si një ndër problemet kryesore. Në vitin 2003/2004, sipas një hulumtimi, duke i përfshirë të gjitha lagjet dhe fshatrat në komunën e Prizrenit, ishte arritur që 24% të fëmijëve të kyçen në arsimimin fillor. Në atë kohë në këtë komunë kishte pasur 11 nxënës në shkollat e mesme dhe vetëm një student.
Shkallës së ulët të arsimimit pas vitit 1999 në komunën e Prizrenit i kishte kontribuuar edhe largimi në numër të konsiderueshëm i pjesëtarëve të këtyre tre komuniteteve nga Kosova.
Sfidat rreth arsimimit
Sipas një raporti të OSBE-së nga janari i këtij viti – “Pasqyra e Komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptian të Kosovës”, janë përfshirë edhe informata nga Drejtoria Komunale e Arsimit, sipas të cilave 593 nxënës romë e ndjekin mësimin në shkollat e Prizrenit. Nga ky numër, 362 e vijojnë mësimin në shkollat fillore dhe të mesme të ulëta. Në po atë raport, të OSBE-së theksohet se mes të vitit 2016 dhe 2018, 141 pjesëtarë të komuniteteve, rom, ashkali dhe egjiptian ishin riatdhesuar në komunën e Prizrenit dhe në asnjë rast kthimi i tyre nuk kishte qenë vullnetar. Problemet nga riatdhesimi ishin reflektuar edhe në arsim.“Problemi ka qenë se afro 39% të fëmijëve që janë kthyer nuk kanë arritur të vendosen në bankat shkollore. Kemi marrë iniciativën që t’i kthejmë këta fëmijë në shkollat ku ata kanë qenë më herët dhe të vazhdojnë shkollimin. Një numër i madh i familjeve të riatdhesuara janë kthyer pa dokumente nga shtetet e jashtme. Nuk ka pasur një dëshmi që ata fëmijë kanë vijuar shkollën në vendin ku kanë ardhur”, shpjegon Osman Osmani, drejtor i organizatës joqeveritare “Nevo Koncepti” në Prizren.
Ndër vite, arsimi ka qenë prioritet i këtij akteri të shoqërisë civile. Osmani thotë se sot, pas angazhimeve të përbashkëta institucionale dhe të shoqërisë civile, është arritur që në kuadër të komunitetit rom mësimin ta vijojnë 90% të fëmijëve dhe të rinjve. Aktualisht në këtë komunë, janë mbi 200 nxënës në shkollat e mesme dhe rreth 100 studentë të këtyre komuniteteve.
Në një numër të shkollave në Prizren OJQ “Nevo Koncepti” ka mbajtur orë plotësuese pas përfundimit të orarit të shkollës, mbështetur nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur (KFOS) përmes projektit “Prospect”. Deri tani, mes 200 dhe 250 nxënës nga të tria komunitetet e kanë vijuar këtë mësim plotësues.
Në Zyrën Komunale për Komunitete dhe Kthim thonë se janë të kënaqur me numrin e fëmijëve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian që sot ndjekin nivelin e arsimit fillor duke cekur se nga gjithsej 950 fëmijë, përafërsisht 50% e tyre janë të gjinisë femërore. Ndërkaq, numri i fëmijëve, kryesisht të gjinisë femërore, që nuk vijojnë mësimin është rreth 90.
Vera Pula, koordinatore e projektit “Promovimi i integrimit të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Kosovë” thotë se fokusi i programeve përbrenda projektit ishte arsimimi, sepse një pjesë e madhe në këto komunitete nuk regjistroheshin fare në shkollë, sidomos gjinia femërore. Për këtë projekt “Soros”-i kishte ndarë gjysmë milionë dollarë, ndërkohë që në mbështetje të projektit, me 1 milion dollarë të tjerë ishte përfshirë edhe Bashkimi Evropian. Fondet janë përdorë për krijimin e një skeme sa më të përshtatshme për interes të këtyre komuniteteve.“Kemi vendosur qendra të komuniteteve në lagjet ku ata jetojnë dhe tani numri është shumë më i madh… me projektin tonë janë vendosur 14 qendra. Kjo është treguar si një format i suksesshëm sepse në këto qendra janë mbajtur programe arsimore dhe mësime shtesë për lëndë të caktuara”, shpjegoi Pula.
Në kuadër të projektit për këto tri komunitete etnike ishin paraparë edhe bursat dedikuar për nxënësit e shkollave të mesme, sepse ishte vërejtur se kishte shumë pak studentë.“Numri i bursistëve atëherë ka qenë 200 për shkollat e mesme dhe 20 për universitete. Kësaj duhet t’i shtohet edhe numri i tutorëve. Edhe ata e kanë marrë shumën e njëjtë si bursistët, kështu që numri i përfituesve të bursave ka qenë shumë më i madh, mund të jetë edhe deri 300”, thotë Pula. Për vitin 2018 Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë (MASHT) kishte siguruar mbështetje institucionale për vazhdimin e punës së këtyre qendrave dhe nga buxheti kishte dedikuar një shumë prej gjysmë milionë eurove.
Pavarësisht se neë Strategjinëë peër peërfshirjen e komunitetit rom dhe ashkali parashihej mbeështetja e puneës seë Qendrave Meësimore, MASHT-i nuk ka ndareë mjete financiare peër keëteë qeëllim, pohohet në një raport tematik të Iniciativës së Kosovës për Përfshirje (KOSINT) nga qershori i vitit 2019. Sipas projektit KOSINT, qendrat mësimore nuk e kishin marrë këtë mbështetje, sepse Ministria e Financave shumën e parave të parapara si subvencione për mbarëvajtjen e tyre ishin orientuar tek shpenzimet kapitale.
100 studentë nga komuniteti rom, ashkali, egjiptian studiojnë në Universitetin e Prizrenit
Sipas Zyrës Komunale për Komunitete dhe Kthim (ZKKK) sot janë përafërsisht 100 studentë nga komuniteti rom, ashkali dhe egjiptian që vijojnë studimet në Universitetin e Prizrenit. Po sipas kësaj zyre, në Prizren janë mbi 40 persona nga komunitetet rom, ashkali, egjiptian që e kanë të mbaruar shkollimin universitar. Pavarësisht një bindjeje të gjithëpërhapur se Kosova ka ligje të mira, jo pak prej tyre nuk zbatohen si duhet në praktikë, kështu edhe kur bëhet fjala për punësimin.
Sipas Ligjit për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Komunitetit dhe Pjesëtarëve të tyre, personat e këtyre komuniteteve kanë të drejtë në përfaqësim të barabartë në punësim në të gjitha nivelet në ndërmarrjet publike, institucionet publike, përfshirë sektorin e sigurisë, gjyqësorin, shërbimin e prokurorisë, agjencitë qeveritare që kanë të bëjnë me administrimin e drejtësisë dhe shërbimet korrektuese, mbrojtjen, sigurinë dhe inteligjencën. Mirëpo, studentët e diplomuar nga komuniteti rom, ashkali dhe egjiptian nuk mund të punësohen gjithaq lehtë, për më tepër as në profesionin e tyre.
Sipas të dhënave në Planin Lokal të Veprimit për Përfshirjen e Komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptian të Komunës së Prizrenit 2019-2023, aktualisht në këtë komunë janë gjithsej 115 persona të punësuar këto komunitete. Në sektorin publik komunal janë 56 persona, në sektorin publik qendror 26 dhe nëpër organizata joqeveritare gjithsej 17. Në të njëjtën kohë janë edhe 16 persona të vetëpunësuar, ndërkohë që jozyrtarisht, nuk ka asnjë të punësuar në sektorin privat.
Nga një raport të vetin, OSBE-ja konstaton se komuna e Prizrenit nuk e ka përmbushur as pragun minimal për përfaqësimin e përgjithshëm të komuniteteve e as kuotën e veçantë për përfaqësimin e komunitetit në shërbimin civil komunal. Aktualisht katër romë dhe ashkali punojnë në administratën e Komunës, katër të tjerë janë të punësuar në sektorin e shëndetësisë si personel teknik, ndërsa 22 romë, ashkali, dhe egjiptianë janë të punësuar në kompaninë lokale të shërbimeve publike “Ekoregjioni”.
Islam Elshani, zyrtar për Komunitete dhe Kthim në Drejtorinë Punëve Sociale thotë se për çështjen e komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian në komunën e Prizrenit shumë më tepër kanë punuar shoqëria civile dhe organizatat joqeveritare se sa subjektet politike.“Në kohën e pasluftës 6 persona nga komuniteti rom, ashkali dhe egjiptian kanë qenë të punësuar në Komunë. Me kalimin e kohës ky numër ka rënë në 3 persona në institucione. Së paku duhet të mundoheshin që të mbahet numri, nëse jo të rritet por të mbahet. Kjo ndodh për shkak të mosangazhimit të subjekteve politike të deputetëve tanë në parlament. Është absurd mos të ketë përfaqësues të komunitetit në Asamblenë e Prizrenit”, thotë Elshani.
Arsyet e mungesës së përfaqësimit në institucione
Deputeti në Kuvendin e Kosovës dhe kryetar i Partisë Rome të Bashkuar, Albert Kinolli thekson se mungesa e përfaqësimit të komunitetit në Asamblenë Komunale të Prizrenit është për shkak të mungesës së votave. “Atë çfarë e thotë shoqëria civile, është shumë lehtë të flitet në emër të dikujt tjetër dhe të veprohet me një numër të vogël njerëzish dhe nuk është njëjtë të flas unë që i përfaqësoj si deputet mbi 15 mijë romë. Ne politikanët e kemi mundësuar që ky proces i personave që kthehen të decentralizohet nga Ministria e Punëve të Brendshme tek institucionet komunale sepse çdo komunë i njeh specifikat e veta”, thotë ai.
Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM) më 2017 kishte dhënë 15 grante për biznese të vogla pjesëtarëve të komunitetit rom. Komuna po ashtu ka mbështetur personat e riatdhesuar me grante për biznese të vogla nga fondi i Ministrisë së Punëve të Brendshme për riintegrimin e personave të riatdhesuar. Gjithsej 474 romë, 102 ashkalinj dhe një burrë egjiptian janë të regjistruar si punëkërkues aktivë në Zyrën Komunale për Punësim.
227 familje marrin ndihma nga skema për ndihmë sociale
Sipas Zyrës Komunale për Komunitete dhe Kthim janë gjithsej 227 familje të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian që marrin ndihma nga skema për ndihmë sociale.
Daut Qulangjiu, redaktor i redaksisë rome në Radiotelevizionin e Kosovës (RTK) shprehet kritik ndaj qasjes së shoqërisë ndaj këtij komuniteti.“Që nga pas lufta shumë pak pjesëtarë të komunitetit janë punësuar në institucione publike. Nuk janë punësuar pjesëtarët fare në 10% konform legjislacionit në fuqi në institucione publike e as mos të flasim për institucione private. Sigurisht që kemi pas paragjykime dhe diskriminime institucionale”, thotë ai. Më 2003 kur filloi nga puna në RTK, Qulangjiu kujton se u kishin thënë se nuk kishin kuadro që të formojmë një redaksi të komunitetit rom.
“Mirëpo, me angazhimin tonë i kemi thyer paragjykimet dhe kemi dëshmuar se ne dimë të punojmë së bashku me komunitetet tjera. Në vitin 2005, redaksia jonë është shpallur si më e suksesshmja mes komuniteteve në RTK”, thotë Qulangjiu. Radioja e vetme në gjuhën rome në Kosovë, “Romano Avazo”, me programet e saj mbulon jo vetëm komunën e Prizrenit, por edhe tërë regjionin e Dukagjinit. Moderatori në këtë media, Sejnur Veshall, thotë se përpos emisioneve informative, kanë edhe emisione debatuese dhe tematike në të cilat diskutohet për problematikat e komunitetit.
“Informatat vështirë të qasshme komuniteti i siguron nëpërmjet radios ‘Romano Avazo’ dhe të përkthyera i plason në gjuhën rome. Gjithashtu kemi bërë informimin e komunitetit përmes radios për konkurset e punës”, thotë ai. Si problem më i madh i këtij transmetuesi, vazhdon të jetë mungesa e mbështetjes së vazhdueshme institucionale dhe “Romano Avazo” gjithnjë kthen sytë nga projektet në mënyrë që të sigurojë mbijetesën. “Komuna e Prizrenit ka hartuar strategjinë e komunitetit ku theksohet se radioja ‘Romano Avazo’ çdo vit duhet të financohet me nga 10 mijë euro. Ky miratim edhe pse ka kaluar unanimisht nga Asambleja Komunale nuk ka ndonjë hap për këtë proces”, thotë Veshall dhe shton se, rrjedhimisht, “85% e punës në radio bëhet me punë vullnetare”. Radio “Romano Avazo” dhe Teatri “Nexhip Menekshe” janë nën ombrellën e organizatës joqeveritare “Durmish Asllano” e cila është themeluar në vitin 1969 si shoqëri kulturo-artistike.
Fatmir Menekshe, drejtor aktual i organizatës joqeveritare “Durmish Asllano” pranon se në qoftë se krahasohet gjendja e komunitetit para 20 vjetëve, ka përparime të dukshme si në shkollim por edhe në vetëdijesimin për shkollim. Ai thekson se shquhet si fole e intelektualeve rom si Nexhip Menekshe, Kujtim Paçaku, Osman Osmani dhe Daut Qulanxhiu.
Megjithatë, ai shprehet kritik sa i përket mbështetjes që e ka kjo organizatë joqeveritare.“Përkrahja e Komunës është vetëm stimuluese për ne. Ekzistenca jonë bazohet në projekte dhe si rrjedhojë mundohemi ta mbajmë gjallë radion dhe teatrin rom”, thotë ai duke u angazhuar për një partneritet më të denjë me komunën.
Në një konferencë këtoditëshe për “Mbrojtjen e të drejtave të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian”, në kuadër të projektit “KOSINT 2020”, u konstatua se gjatë zbatimit të projektit dhe monitorimeve të ndryshme është vërejtur që ka raste të ndryshme ku shkelen të drejtat e qytetarëve të këtyre komuniteteve. Aty, njëherësh u dëgjua se korniza ligjore e Kosovës ka një sërë nenesh me dispozita ndëshkimore që duhet të zbatohen në rast të të shkeljes së të drejtave të njeriut, porse mungon bashkëpunimi mes mekanizmave përgjegjës, të cilët jogjithmonë i përmbushin obligimet e tyre./Zëri.